Një emigrant kurd, 24 vjeç është vetëvrarë në qendrën për refugjatë në qytetin e Korinthit, në Greqi.

Pas kësaj ngjarje, refugjatë të tjerë kanë reaguar duke ndezur zjarre dhe të ankohen për kushtet e rrepta të kampit.

Sipas mediave greke, refugjati është gjetur i vdekur në një nga banjat e qendrës, e po sipas tyre, ai ishte dënuar me 18 muaj dhe pikërisht sot priste dhe vendimin për lirimin e tij.

Pas ngjarjes së rëndë ka reaguar edhe Lëvizja Kundër Racizmit dhe Fashizmit KEERFA, e cila denoncon kushtet çnjerëzore që në kampet e qëndrimit të refugjatëve, ku sipas mediave greke mbahen njerëz që nuk kanë kryer asnjë krim, por thjesht kërkojnë azil politik.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb