Gazetarja Klodiana Lala, është e mendimit se nëse do të ketë një Veting të politikanëve, 80% e tyre nuk do e kalonin.

Ajo tha në emisionin “Real Sotry”, në “News 24”. se aferat korruptive të politikanëve mund të zbulohen me ndihmë të partnerëve ndërkombëtarë, por edhe të instancave të tjera.

“Nëse do të ketë veting politikanësh 80% e tyre s’e kalojnë testin. Nuk ka fare nevojë që të shkojmë në veting politikanësh, sepse ato politikanë që kanë vjedhur në 30 vite nuk e kanë problem për të korruptuar komisionin.
Kjo bëhet nga partnerët ndërkombëtarë duke dhënë detaje nga aktiviteti i tyre jashtë. Në këtë sens, duke bashkëpunuar të gjithë së bashku, drejtësia mund të çojë në burg politikanët e korruptuar. Di një gjë me siguri, me aq sa kam parë, sa herë bëhet një hetim zbulohen detaje të tjera”, tha Lala.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb