Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot një seancë dëgjimore me subjektin e rivlerësimit, Etleva Temo, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Korçë.

Subjekti i rivlerësimit Etleva Temo, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Korçë u përball sot me tri kriteret klasike të Vetingut, ligjshmërinë e pasurisë si dhe kriterin etik dhe profesional.

Trupa Gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli, Pamela Qirko, Olsi Komici pasi analizoi provat dhe fakte dhe dëgjoi palët, vendosi të caktojë një seancë tjetër për shpalljen e vendimit.

Etleva Temo e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si gjyqtare në Gjykatën e Pogradecit. Në vitin 2014, Temo është promovuar si gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Korçës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb