Gjatë seancës plenare të kësaj të hëne, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u ndal në Vetingun në Polici. Ai tha se prej dy vitesh ky Vetingu për policinë kishte ndaluar, por tani ka ardhur koha sipas tij të shkohet më parë në këtë proces.

Duke cituar raport-vlerësimin e GRECO, Çuçi thotë se Vetingu kalimtar duhet të përqendrohet në pozicionet më të rriskuara të integritetit.

“Shpreh dakordësinë nga ana e qeverisë të shqetësimeve që u paraqitën sot në lidhje me Vetingun në polici. Besoj se ka ardhur në një moment të volitshëm pas një ushtrimi dy vjeçar që kemi bërë me këtë proces aspak të lehtë dhe pas shumë diskutimeve që ka ngjallur ky proces. Amendament adresojnë dy gjëra të rëndësishme. E para faktin që procesi duhet të ketë një shpejtësi tjetër dhe për këtë duhet të korrigjojmë mënyrën dhe organet që duhet të merren për vlerësimin kalimtar dhe periodik, si dhe për të adresuar rekomandimet që kanë ardhur nga organizatat partnere në lidhje me Vetingun në Polici. Po citoj një nga paragrafët që raport-vlerësimit që GRECO ka bërë për këtë proces në Shqipëri ku thotë: Se procesi aktual kalimtarë i Veingut, duhet të zëvendësohet me një mekanizëm për vlerësimin e integritetin të personit gjatë karrierës së tyre dhe ndërkohë Vetingu kalimtar duhet të përqendrohet në pozicionet më të rriskuara të integritetit. Mendoj që propozimi i ardhur nga kolegët i pasqyron më së miri dhe më lejoni të shpreh dakordësinë nga ana e qeverisë për këtë gjë”, tha Çuçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb