Kryeministri Edi Rama ka komentuar propozimin e Partisë Demokratike për një amendament që do të depozitohet shumë shpejt në Kuvend për vettingun në politikë.

I ftuar në emisionin “Now”, kreu i qeverisë pohoi se nëse opozita e bind maxhorancës, janë të hapur për dialog.

“Nëse opozita na bind që ndryshimet kushtetuese duhen zhbërë, atëherë ne jemi të gatshëm për të dëgjuar me respekt. Mbase i bindim ne ata që nuk duhen zhbërë, mbase na bindin ne ata. Rëndësi ka të ketë dialog”, u shpreh kryeministri Rama.

Pjesë nga intervista

Vetingu për politikanët. Në 2018 nuk e keni miratuar, çfarë do ndodhë tani?

Rama: Nuk kemi pse të themi çfarë do ndodhë që në momentin e parë. Nuk e kisha dëgjuar. Nuk jemi këtu për të dhënë përgjigje çfarë do ndodhi.

A jeni i hapur ta diskutoni?

Rama: Po patjetër.

Nëse i kushtëzon tre reformat me vetingun tjetër?

Rama: Jo. Këto janë të ndara. Ai i madhi nuk është për tu kushtëzuar. Nuk kemi çfarë negociojmë. Është domosdoshmëri për përfundimin e procesit. Ai është një veting për tu përfunduar, jo për tu negociotuar. Këtu jemi katër, janë SHBA-të, BE, opozita dhe qeveria. Jemi në një reformë ku që në momentin e parë kemi qenë me aleatët strategjikë.

Reforma zgjedhore. Basha ka kërkuar një reformë të re zgjedhore?

Rama: Për tu ulur jemi të gatshëm për gjithçka që nuk është një çështje e brendshme e PD.

Edhe bashkëqeverisja çështje e brendshme është?

Rama: Nuk mund të jetë dot e brendshme.

Latë të kuptohet që ka një dëshirë, por nuk e ka merituar…

Rama: Jo. Ky është intepretimi i dikujt që e sheh me skepticizëm lidershipin e opozitës.

Çfarë nënkuptoni me bashkëqeverisje?

Rama: Ajo që unë thashë është që sigurisht në çdo vend demokratik të gjitha opsionet janë të hapura. Nuk ka asnjë problem që ti diskutojmë.

E keni miratimin e socialistëve?

Rama: Nuk jemi në ato kushte.

Jeni i gatshëm të zhbëni ndryshimet kushtetuese?

Rama: Nëse do na bindin që duhet ti bëjmë patjetër. Mbase i bindim ne ata. Duhet të ulemi në tryezë. Rëndësi ka të kemi dialog, gjërat të bëhen me dialog. Dialog jo me ultimatum, me urdhra. Nëse na bindin të gatshëm për të gjitha. Nëse na bindin për vetingun e politikanëve, të na tregojnë shembuj të vendeve të tjera, të gatshëm jemi.

Reforma territoriale. Jeni gati të uleni?

Rama: Po. Unë e dua një ndarje territoriale. Dua të kemi më pak bashki në numër, sepse është më racionale.

 

Çfarë do ndodhë nëse studentët refuzojnë vaksinimin? Rama: Nuk shkohet në auditore si në lotari, por qeveria nuk mund të çojë forca për t’i nxjerrë jashtë! Ja si do veprohet

Kryeministri Edi Rama foli lidhur me studentët që kanë refuzuar vaksinimin, që ishte vendosur si kusht nga Ministria e Shëndetësisë për hyrjen e tyre në auditore.

Gjatë një interviste në “EuroNews Albania” Rama tha se nuk duhet të kalojmë në ekstrem që në momentin e parë, ndërsa shtoi se qeveria nuk mund të çojë në universitete forca për t’i nxjerrë jashtë, pasi kjo është një çështje e universiteteve.

PJESË NGA INTERVISTA

Çfarë do ndodh nëse studentët refuzojnë vaksinimin?

Rama: Nuk duhet të kalojmë në ekstrem që në momentin e parë, ka interferenca nga lloj lloj individësh që u jepet e drejta për të folur pa kompetencë edhe përhapin lloj lloj konspiracioni. Këta që flasin se vaksina është e rrezikshme, individë që nuk janë shkencëtarë. Në këtë bote që dominohet nga fluksi i lajmeve, këto krijojnë konfuzion, pasiguri, shqetësime. Ndiqen më shumë se ato garancitë e mërzitshme të njerëzve që dinë çfarë flasin.

A ka dështuar qeveria, shteti?

Rama: Mendoj që është çështje e një procesi që duhet bërë me këmbngulje edhe nga universiteti, rektoratet, autoritetet e universiteteve.

Çfarë do ndodhë nëse refuzojnë të vaksinohen?

Rama: Fillimisht duhet menduar në mënyrë pozitive. Duhet të niset nga ideja që ato vajza dhe djem kanë nevojë për pak siguri, mbështetje.

Deri sa të binden do të marrin pjesë?

Rama: Normalisht nuk duhet të marrin pjesë në mësim. Por kjo është çështje e universiteteve. Qeveria nuk mund të çojë në universitete forca për ti nxjerrë jashtë. Ata që janë vaksinuar kanë të drejtën të jenë në mjedis të sigurtë. Ne kemi garantuar që në çdo holl të universiteteve të ketë vaksinatorë. Fakti që kemi ndjekur një politikë shumë liberale, duke parasysh se garantuam një vaksinim të shpejtë në fillim. Që të mbajmë një ekuilibër dhe gjithçka ka shkuar mirë, ka krijuar një lloj relaksi, ndjesie të gabuar që nuk ka asnjë problem. Mund të ndodhi mos të gjejë asgjë, por mund të ndodhë edhe ajo që të përfundosh në spital dhe të humbasësh jetën. Të vaksinuarit që hyjnë në fatalitete janë mosha të thyera dhe me të tjera sëmundje. Nuk shkohet në auditore si në lotari.

Po në stadium?

Rama: Ideja ishte që duhej bërë hyrja për gjithë personat e vaksinuar. Sa u respektua, ose jo, edhe në këtë rast i takon FSHF-së të kryente kontrollin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb