MAQEDONI E VERIUT

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka siguruar se qeveria e tij nuk do të japë dorëheqjen prej vetos së  Bullgarisë lidhur me integrimin europian.

Opozita maqedonase me në krye Mickoskin prej kohësh kërkon vazhdimisht dorëheqjen e Zaev, por ky i fundit ngulmon se kërkesa është pa logjikë dhe se qeveria aktuale do e zgjidhë edhe çështjen me Bullgarinë.

“Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, të pabaza janë kërkesat e opozitës për dorëheqje të Qeverisë. Nuk ka as nevojë e as logjikë për dorëheqje. Një veprim i tillë do të ishte tradhti ndaj atyre që mbështetën agjendën evropiane të vendit. Qeveria është stabile, e mbështetur nga një shumicë stabile parlamentare.

Besimi i shumicës së qytetarëve të cilët i dhanë politikave të kësaj qeverie për shkak të vendosmërisë që t’i zgjidh të gjitha çështjet e hapura, përfshi edhe këtë me Bullgarinë. Mickoski le të shohë oborrin e tij në pallatin e bardhë, le të mendoj dhe zëshëm le të përgjigjet, kush është ai që duhet jep dorëheqje, pas aq shumë zgjedhje të humbura”- tha Zaev.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb