Maqedonia e Veriut do të bëjë sërish tentative për të zhbollukuar ngërçin e negociatave me t’u formuar qeveria e re në Bullgari.

Ministri i jashtëm, Bujar Osmani ka konfirmuar se po pritet formimi i qeverisë së re që të rivendosen bisedimet aty ku kanë ngecur ngërsa dialogu formalisht do të rifillojë më t’u formuar institucionet e reja aty.

Osmani kërkon një rezolutë me Bullgarinë që do të ndihmonte procesin dhe jo ta kthente mbrapsht atë.
Bullgaria në qershor vendosi veton për çeljen e negociatave të Maqedonisë së Veriut. Dy vendet kanë probleme sa i përket gjuhës dhe historisë, por vetoja bullgare ‘dogji’ edhe Shqipërinë e cila edhe pse kishte plotësuar kushtet nuk iu hapën negociatat me BE.

‘’Shumë me rëndësi të vëmë komunikim me përfaqësuesit legjitim të shtetit bullgar andaj presim të formohet qeveria e re dhe të rivëmë komunikimin për të vazhduar bisedimet aty ku i kemi lënë. Kemi kontakte me partitë politike bullgare, por dialogu formal do të filloj pas formimit të institucioneve atje. Çështja e emrit kushtetues që u bë pjesë e kësaj Rezolute hap probleme të reja dhe asgjë nuk arrijmë. Ritheksojmë qëndrimin tonë se jemi për rezolutë që do fuqizohen pozicionet e shtetit, por me konsensus që të ndihmoj këtë proces dhe jo të kthej mbrapsht këtë çështje’’- deklaroi Bujar Osmani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb