Sebastian Vettel ishte fituesi i garës së fundit të zhvilluar në pistën e Silverstone dhe në një intervistë për mediat britanike gjermani ka treguar diferencat mes tij dhe Lewis Hamilton si në pistë ashtu edhe jashtë saj.

Piloti i ‘kokëkuqes’ vë theksin se ai dëshiron të njihet si sportist dhe jo si një person i famshëm që të komentohet për veshjen apo festat e ekzagjëruara. Dhe në të vërtetë gjermani bën një jetë larg projektorëve.

“Unë jam sportist dhe jo person i famshëm. Kështu që kur shoh që personat me njohin, kur shkoj gjëkundi, mendoj se janë të interesuar për sportin dhe jo për modelin tim të flokëve, këpucëve që kam veshur e budallallëqe të tilla. Për mua gjëja më normale është të jem normal.”

Kujtojmë që Vettel udhëheq me +8 pikë garën për pilot në “Formula 1” ndaj pilotit britanik hamilton.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb