TIRANA

KPA ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Apelit të Tiranës, Dritan Peka.

Peka ishte konfirmuar në detyrë nga shkalla e parë e Vettingut, por duket se KPA e ka gjetur në parregullsi.

Dritan Peka e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në Shqipëri në vitin 2000. Ai ka punuar si prokuror i Prokurorisë së Tiranës deri në vitin 2008, kur është promovuar si prokuror i Apelit të Tiranës. Ai është drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Tiranës prej vitit 2015.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb