Gjyqtarja e Gjykatës Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar, Etleva Deda është konfirmuar në detyrë nga KPK.

Ajo kaloi në Vetting në shkallën e parë dhe tashmë ajo konfirmohet në detyrë si gjyqtare e GJKKO.

Treshja gjykuese e KPK përbëhej nga Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Genta Tafa Bungo të cilët e konfirmuan edhe Dedën në detyrë.

Ajo është pjesë e sistemit të drejtësisë prej 2004 kur ishte pjesë e Gjykatës së Krimeve të Rënda, më pas kryetare e kësaj Gjykate por e komanduar dhe në fund pas shkrirjes së kësaj të fundit ajo shkoi në GJKKO.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb