Komisioni i Venecias miratoi sot Opinionin final për vettingun në Politikë.

Në njoftimin zyrtar në faqen online të komisionit thuhet se komisioni konstaton se projektligjet kushtetuese që mundësojnë verifikimin e politikanëve në Shqipëri, duke përfshirë vlerësimin e marrëdhënieve të tyre me krimin e organizuar, nuk ofrojnë udhëzime dhe masa mbrojtëse të përshtatshme për një proces të tillë të ndjeshëm dhe mund të çojë lehtësisht në shpërdorim të pushtetit.

Lidhur me këtë reagoi deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi në linjë telefonike me News24&BalkanWeb ku tha se kryeministri Edi Rama tani është në vështirësi të madhe.

“Komisioni rikonfirmoi që ajo që kërkon PD dhe opozita është një qëllim legjitim, vetting në politikë. Komisioni i hap rrugë për ta përmbyllur këtë përpjekje.

Komisioni është një guidë për ato detaje për të arritur në një draft të plotë që largon politikanët e inkriminuar. Është e rëndëishme që Komisioni i bën thirrje mazhorancës që të ulet në tryezë për të diskutuar.

Ne do e çojmë qëllimin deri në fund dhe Rama është në vështirësi shumë të madhe dhe eshte i frikesuar,” tha Bylykbashi.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: