Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 e ka konsideruar Operacionin Forca e Ligjit dhe kontrollin e pasurive të elementëve të dyshuar kriminalë si një ‘vetting’.

Ai thotë se 2020 do të jetë vettingu i pasurive të krijuara nga grupet kriminale që do të pasohet nga Anti- KÇK e cila do të godasë gjyqtarët dhe prokurorët që kanë asistuar këto grupe kriminale për të ngritur këto pasuri.

Dublimi i institucioneve të reja të drejtësisë? Taulant Balla thotë se nuk është i surprizuar nga qëndrimet kundër pa argumenta të opozitës dhe disa analistëve, por shprehet se pa SPAK edhe OFL apo Anti- KÇK do të ishte e dështuar.

Balla sqaron se tashmë SPAK ka hedhur siparin drejt drejtësisë së re, dhe OFL ka garanci për sukses pasi dosjet do të trajtohen nga prokurorë të pavarur dhe të pakorruptueshëm si ata të SPAK dhe vendimet do të merren nga gjyqtarë po të tillë në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.

 

‘’Unë besoj që bashkë ndaj me shumicën e qytetarëve që ky është një goditje e rëndësishme e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Po të kemi parasysh që objektivi është identifikimi, vlerësimi, konfiskimi i pasurive të krijuara nga vep. Kriminale dhe grupe kriminale.

Dua të them që reagimi i njerëzve është kuptimplotë dhe e mbështesim. Ajo që më bën përshtypje është edhe ajo para disa kohësh për Reformën në Drejtësi, opozita dhe komentues apo opinionistë që kundërshtojnë pa asnjë argument që bazohet në ligj dhe jo një model i shpikur nga Shqipëria  por i implementuar në vende të tjera me të njëjtat problematika.

Ligji i miratuar nëpërmjet aktit normativ i referohet organigramës së re të strukturës në drejtësi dhe legjislacionit aktual. Bashkëpunimi i SPAK me Policinë është suksesi i kësaj iniciative. Brenda 48 orësh një person duhet të deklarojë pasurinë e regjistruar në organet e Kadastrës dhe më pas Policia pasi bën verifikimet ka mundësi që të garantojnë një sekuestro preventive që askush përgjatë kohës që çështja shkon në Prokurori mos fshehi ndonjë pasuri. Synimi është që nisur nga pasuritë të shkohet tek personat që i kanë krijuar.

Ky është ligj shumë i qartë. Veprimtaria shtrihet deri në 2020 dhe do e quaja Vetting të pasurive të krijuara nga grupet kriminale por edhe me fazën tjetër të Anti- KÇK për gjyqtarët që kanë asistuar këto grupe kriminale.

Është efikas sepse organi i akuzës që administron provat nga Policia është organ tek i cili qytetarët sot kanë besimin dhe pritshmëritë më të mëdhaja, është SPAK.

Unë kam vlerësim se ata prokurorë dhe prokurore që janë betuar për të qenë në atë institucion janë prokurorë dhe prokurore që kanë kaluar Vettingun pra kanë një sitë një proces skrupinimi shumë të detajuar që lidhet me pastërtinë e figurës, profesional dhe të pasurisë. Pra shpresa dhe besimi është që SPAK nuk do të veprojë sikur kanë vepruar prokurorë pararendës.

Provat e reja apo qofshin dhe aspekti profesional i SPAK garanton suksesin. Do të jenë gjyqtarët ata të cilët do të vlerësojnë me përgjegjësi maksimale jo vetëm për respektimin e ligjit por dhe kontrollin ndaj vendimmmarjeve joligjore të gjyqtarëve të mëparshme. Edhe ILD do të kufizojë çdo abuzim të prokurorëve apo gjyqtarëve.

Ky popull ka 30 vite që pret të ketë prokurorë dhe gjyqtarë të pakorruptueshëm. Megjithë vlerësimin tuaj që qëndron po të nisësh thjesht nga emrat e vendosur në lupën e OFL kupton qartë që ky është një detyrim i SPAK ta bëjë me përpikmëri pasi kolegët pararendës nuk e kanë bërë.

Ka elementë që nuk janë hetuar apo kontrolluar njëherë në këto 30 vite dhe pse qyteti i vetë e di se si e kanë bërë këtë pasuri. Këta prokurorë duhet t’ia bëjnë këtë shërbim Shqipërisë.

Janë ngritur organet e reja të drejtësisë, kur duhet të vinte? Sepse tani kemi SPAK-un, dhe kemin njoftuar në 25 nëntor 2019 këtë paketë me një emërtesë kuptimplotë Anti- KÇK, kundër atyre që e kanë konsideruar profesionet e tyre që nuk e kalojnë Vettingun të kapin ça të kapin apo që kanë asistuar për vendime të jashtëligjshme për të ndihmuar krimin e organizuar.

Drejtësia e re ka marrë detyrën pak javë më parë dhe nëse nuk do të ishte ngritur SPAK suksesi i këtij aksioni nuk do të kishte sukës. Nëse nuk do të kishim garancinë që dosjet do të shkonin në duar të sigurta si prokurorët e SPAK atëhere do të ishte i dështuar pasi Prokuroria do të hapte pazarin. Kjo nuk do të ndodhi pasi Prokuroria sot nuk është ajo që ka qenë më parë. E besoj sepse shumë vite më parë në një vend të ngjashëm me Shqipërinë e kanë parë dallimin me drejtësisë së vjetër dhe drejtësisë së re. ‘’- tha Taulant Balla.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb