Këshilltari i Partisë Demokratike për Çështjet Ligjore, Gazmend Bardhi i ftuar në studion e lajmeve në “News 24” foli për amendamentin e dorëzuar nga opozita që ka për qëllim kalimin në vetting të të gjithë politikanëve dhe zyrtarëve shtetërorë.

Ai tha se duhet të dallohen funksionet mes gjykatave dhe procesit të vettingut, ku ky i fundit sipas tij ka si synim pastrimin dhe largimin nga politika të personave që kanë probleme me ligjin.

Gjithashtu Bardhi theksoi faktin se Rama nuk është dakord me këtë pjesë dhe nuk kërkon të përdor standardin e njëjtë si me prokurorët dhe gjyqtarët. Ndërkohë, këshilltari Bardhi theksoi faktin se punonjësit në institucionet e shtetit duhet t’u shërbejnë njerëzve dhe jo kriminelëve.

“Vettingu është proces administrativ. Për t’i çuar në burg zyrtarët, përfshirë këtu edhe politikanët, janë institucione të tjera. Kryeministri, Edi Rama nuk bie dakord me këtë standard ashtu siç u bë me prokurorët e gjyqtarët.
Sistemi i drejtësisë dënon penalisht, nuk merret me vettingun, ky është proces pastrimi. Do të pranojmë të bëjmë vetting për politikanët ose jo, kjo është çështja. Ne kemi propozuar amendament kushtetues, ose je pro ose je kundër. Çfarë bëri Rama, ai gjeti një mekanizëm tjetër, që futi në mënyrë të drejtpërdrejt njerëz me probleme në këtë pjesë. Në zyrat e shtetit nuk duhet punuar për krimin, por për njerëzit.
Është detyrë e jona që ta pastrojmë qeverinë nga individë të kriminalizuar. Ky do të bëhet më një proces të ngjashëm siç po bëhet me gjyqtarët dhe prokurorët. Përgjigja që duhet të jepet nga pala tjetër, është fakti se duhet ta pohojnë.10 milionë euro për rrugën e Elbasanit kanë shkuar për Edmond Begon. Ai e ka refuzuar atë që kemi thënë ne. Ai është një mjeshtër i mashtrimit. Vettingun e bëjnë institucionet, drejtësia ka punën e vet”, tha mes tjerash Bardhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb