Në një kohë kur është përmbyllur faza e parë e procesit të vettingut për të vijuar në shtator, ambasada gjermane në Shqipëri e vlerëson atë si të sukseshshëm. Diplomatja gjermane Susanne Schütz në një reagim të saj në facebook ka përshëndetur faktin që ky proces i nisur që në muajin mars ka përparuar mirë.

“Falë punës së rëndësishme të Komisionit të Pavarur të Kualifikimeve dhe përkrahjes së përkushtuar të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, u bë e mundur që në fazën e parë të vetingut të verifikohen shumë gjyqtarë dhe prokurorë, madje dhe të nivelit të lartë” – shkruan ambasadorja gjermane

Por ambasadorja Schütz kujton gjithashtu se vetëm përmes një vettingu të pavarur dhe me standarde të njëjta forcohet shteti ligjor dhe rritet besimi në drejtësi i qytetarëve. Schütz apelon për krijimin sa më shpejtë të institucioneve të reja të drejtësisë dhe rikthimin në funksion të gjykatës së lartë e asaj kushtetuese.

“Është e rëndësishme të krijohen këshillat e lartë për plotësimin e vendeve vakante si dhe Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese të rimarrin sa më shpejtë të jetë e mundur aftësinë e tyre ligjore. Në këtë kuptim Gjermania do të mbështesë edhe Shkollën e Magjistraturës në zgjerimin e kapaciteteve të saj arsimuese dhe kualifikuese”

Ambasadorja siguron se Gjermania qëndron krah Shqipërisë duke mbështetur vendin në rrugën drejt negociatave për anëtarësimin në BE.

Postimi i plote:
++Procesi i vetingut po përparon me sukses++

Ambasadorja Gjermane Susanne Schütz u shpreh sot për ecurinë e procesit të vetingut:
“Mekanizmi për verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve është një kolonë mbështetëse e reformës së sistemit të drejtësisë në Shqipëri, e cila po mbështetet prej vitesh nga Gjermania. Unë e përshëndes faktin që procesi i vetingut i nisur në muajin mars ka përparuar mirë. Falë punës së rëndësishme të Komisionit të Pavarur të Kualifikimeve dhe përkrahjes së përkushtuar të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, u bë e mundur që në fazën e parë të vetingut të verifikohen shumë gjyqtarë dhe prokurorë, madje dhe të nivelit të lartë. Jam e bindur se një proces verifikimi i pavarur dhe me standarte të njëjta do të ndihmojë në forcimin afatgjatë të shtetit ligjor dhe të besimit të shqiptarëve në sistemin e drejtësisë. Prandaj është e rëndësishme të krijohen këshillat e lartë për plotësimin e vendeve vakante si dhe Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese të rimarrin sa më shpejtë të jetë e mundur aftësinë e tyre ligjore. Në këtë kuptim Gjermania do të mbështesë edhe Shkollën e Magjistraturës në zgjerimin e kapaciteteve të saj arsimuese dhe kualifikuese. Gjermania qëndron krah Shqipërisë duke mbështetur vendin në rrugën drejt negociatave për anëtarësimin në BE.”

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb