TIRANË

Në fjalën e tij në seancë plenare, ish kryeministri atakoi vetingun kur tha se nuk u përdor i njëjtë standar për gjyqtarët e prokurorët.

“U mbajt Sokol Sadushi që kishte blerë apartament në vitin 2006 nga një person që nuk dihet ku i kishte marrë paratë e blerjes dhe këtë apartament, ndonëse e linte të regjistruar mbi të edhe në 2012 e kishte vendosur kolateral banker, u mbajt Sokol Sadushi që që deklarontë dhuratën 20 mijë euro të gjyshes për fëmijët, kurse të tjerëve u kërkohej, kur gjykatësja deklaronte se këto para mi dhuroi babai im dhe i kam dhënë cdo muaj nga rroga, nuk i besohej se ishte e djashtë. U përzu nje tjetër se nuk kishte deklaruar një gazoniere.

Shqipëria dhe qytetarët kanë humbur të drejtën për të pasur një process gjyqësor të rregullt. Shqipëria u bllokua me integrimin. Një jo e prerë për shkak të mungësës së gjykatave. Janë me mijëra dosje në prokurori që nuk ka kush t’i hapë më.” tha Berisha

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: