TIRANE- Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë u ka bërë thirrje shqiptarëve që të aplikojnë në Komisionet e Rivlerësimit, pjesë e ligjit të Vettingut. Këtë e ka bërë të ditur vetë delegacioni i BE me anë të një postimi në ‘Twitter’.

Në sitën e vetting-ut do të kalojnë prokurorë dhe gjyqtarë.

Konkretisht, ekspertë nga SHBA dhe BE, në koordinim me anëtarët e Komisionit të Rivlerësimit, do të marrin në dorë dosjet e pasurisë dhe të dhënat për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
delegacioni
Më herët edhe ambasada e SHBA-ve i bëri apel shqiptarëve të kualifikuar të aplikojnë për në komisionet e vetingut duke publikuar edhe faqen e Avokatit të Popullit ku mund të njihen me hollësitë e aplikimi.

“U bëjmë thirrje shqiptarëve patriotë të kualifikuar që të aplikojnë për të shërbyer në Komisionet e Vetingut”, shkruan Ambasaori i SHBA-ve Donald Lu.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: