BRUKSEL – Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ditën e sotme në një takim me komisionerin Johannes Hahn.
“Me Komisionerin Hahn në vigjilje të Raportit të Komisionit Europian të 17 prillit, ku presim rekomandimin për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE,” shkruan Rama.
Kreu i qeverisë shkruan në Facebook se ky ishte një takim shumë pozitiv, ku u bë bilanci i progresit tē qëndrueshëm në adresimin e prioriteteve kyçe të integrimit dhe u theksua ecuria e procesit të Vetingut
“Një takim shumë pozitiv, ku u bë bilanci i progresit tē qëndrueshëm në adresimin e prioriteteve kyçe të integrimit dhe u theksua ecuria e procesit të Vetingut – që këtë javë hyn në fazën vendimtare të zbatimit, me fillimin e dëgjesave publike të gjykatësve e prokurorëve të nivelit të lartë përpara komisionit të shkallës së parë,” shkruan kryeministri.
(e.f/BalkanWeb)