Zëvendës kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve të 25 prillit, Toni Gogu i ftuar në ‘Frontline’ në ‘News24’ foli për vettingun e politikanë të gjyqtarëve dhe të prokurorëve.

Gjatë bisedës në studio ai u shpreh se një nga produktet e reformës në drejtësi është ngritja e një strukturë të posaçme.

Gogu gjithashtu theksoi se politikanët kalojnë në filtrin e dekriminalizimit.

Pjesë nga biseda në studio:

Gogu: Besoj që Vettingu ndodh dhe performancë e tyre e bëjnë votuesit çdo katër vjet. Një nga produktet e reformës në drejtësi ka qenë ngritja një strukture të posaçme që gjykon dhe vendos për krimin e organizuar dhe korrupsionin. Pra për çdo zyrtar të përfshirë në korrupsion dhe të lidhur me krimin e organizuar ka një strukturë të posaçme e cila ka filluar punën.

Politikanët ku janë?

Gogu: Kjo do ti mbetet veprimtarisë së kësaj strukture. Kemi besuar dhe ngritur një strukturë të Posaçme dhe ajo ka nevojë për kohën dhe besimin tonë që të bëjë punë e saj.

Do të duhet që politikanët të japin llogari për çfarë kanë arritur dhe si e kanë arritur?

Gogu: Politikanët po japin, japin dhe do të japin llogari kjo nuk diskutohet.

Nisma e PD për Vettingun e politikanëve?

Gogu: Sot që ne flasim politikanët kalojnë në filtrin e dekriminalizimit.

Kush ka rënë pjesë e rrjetës së dekriminalizimit? Përse të mos testohet Vettingu i politikanëve?

Gogu: Mazhoranca është në ballë të kësaj lufte sepse ka treguar dhe me korrupsionin brenda. Nuk ka futur në ombrellën dhe vet njerëz për të mbrojtur. Sot politikanët po shkojnë si të pandehur në gjykatë të mos e harrojmë dhe të mos bëhemi konsumatori të politikës së përditshme. Kjo është beteja më e rëndësishme që po bën, qoftë në forumet e veta partiake, por në të gjitha hapësirat e tjera. Në këtë beteje të përhapur kudo do të duhet të kemi durim dhe t’i lëmë kohën organeve të forcojnë muskujt e tyre ligjzbatuese.

A ka vend për frikë?

Gogu: Frika konstatohet kur njerëzit vendosen përballë veprimit konkret. Sot që ne flasim vetohemi, nga pasuria nga veprimtaria kriminale pra nga të gjitha gjërat.

Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve?

Gogu: Është një tjetër nismë për ndryshime kushtetuese që është duke u diskutuar. Ndryshimi tek zgjatja e afatit të organeve të Vettingut ka një element të rëndësishëm që ka një vullnet të shprehur nga të gjithë aktorët për ti zgjatur ato. Të gjithë aktorët janë shprehur që janë dakord për të ruajtur standardin e këtij procesi.

Gogu: Sot kemi votuar buxhetin e propozuar nga qeveria shqiptare. Ndërsa amendamentet e zotit Braçe përforconin atë gjë që ne votuam. Theksoj që sot vendosëm që e gjithë paraja e cila kthehet dhe qeveria e rrit buxhetin e bujqësisë

A ka një krisje me zotin Braçe?

Gogu: Nuk kemi krisje me asnjë njeri. E respektoj si ligjvënës model. Mund të themi që vetë ai ka mbështetur buxhetin e propozuar nga qeveria.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb