Ligji i Vettingut ka dhënë efektet e para, pasi një prokuror nuk ka pranuar të deklarojë pasurinë dhe ka dhënë dorëheqjen.

Ndërkohë që prokurorë dhe gjyqtarë kanë nisur të deklarojnë pasurinë për t’ju nënshtruar procesit të vettingut, prokurori i Krujës, Sulejman Tola, ka refuzuar ta bëjë këtë gjë duke dhënë dorëheqjen.

Ai e arsyeton largimin e tij, me daljen në pension vetëm pas 20 ditësh. Me këtë argument sipas burimeve për News24 e BalkanWeb, ai ka paraqitur ILDKP një dokument ku pohon vullnetin për të mos e dorëzuar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë. Ai shprehet se nuk e sheh të arsyeshme për t’ju nënshtruar procesit të vettingut.

Sipas ligjit, ai duhet ta dorëzojë dorëheqjen në Presidencë, por ky institucion nuk ka dhënë asnjë reagim për rastin në fjalë.

Sipas kushtetutës, njerëzit e drejtësisë kanë mundësi të dorëhiqen dhe dorëheqja nënkupton që ata nuk i nënshtrohen vettingut.

Neni G
Dorëheqja

1. Subjekti i rivlerësimit mund të japë dorëheqjen nga detyra dhe në këtë
rast procesi i rivlerësimit ndërpritet.
2. Subjekti i rivlerësimit që dorëhiqet sipas kësaj dispozite, nuk mund të
emërohet gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose
i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i
Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: