TIRANË
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas verifikimeve të kryera ka vendosur të shkarkojë nga detyra këtë të hënë, kryetaren e Gjykatës së Tiranës, Enkelejdi Hajron si dhe kryetarin e Gjykatës së Apelit Civil në qytetin e Shkodrës, Fuat Vjerdha.
Dy drejtuesit e institucioneve u konstatuan me probleme në kriteret e vlerësimit, kryesisht në atë financiar
Sipas një raporti, i cili u paraqit gjatë vlerësimit u shfaqën probleme nga përfitimi i kredive të buta, ndërsa u faktua se ish-kryetarja kishte një banesë në emrin e saj.
Nga ana tjetër, gjyqtari Vjerdha rezulton se është një nga dy gjyqtarët që votuan kundër heqjes së dënimit me burg të përjetshëm ndaj Dritan Dajtit.
(n.m/BalkanWeb)