TIRANË- Nën komisioni i krijuar për mbikëqyrjen e Vettingut në polici është mbledhur sot pa praninë e opozitës. Nën komisioni përbëhet nga 7 anëtarë, 4 prej të cilëve të mazhorancës dhe 3 opozitës.

Por megjithëse ishte PD që kërkoi ngritjen e komisionit, opozita nuk ka depozituar asnjë emër si anëtar. Ndërkohë anëtarët e maxhorancës janë deputetët Ermonela Felaj, Pjerin Ndreu, Elona Gjebrea dhe Sadi Vorpsi.

Deputetja socialiste Felaj i ka bërë thirrje opozitës t’i bashkohet nënkomisionit.
“Opozita t’i bashkohet nën komisionit. Ishte kërkesa e PD për ngritjen e këtij nën komisioni”, deklaroi Felaj.
Kurse deputeti i PS, Pjerin Ndreu tha se kjo është një shfaqje e ulët nga ana e opozitës.
Opozita nuk ka shkuar në asnjë seancë të sesionit të ri parlamentar që nisi më 3 shtator. I vetmi komision kuvendor ka qenë ai për veprimtarinë prodhuese ku u shqyrtua dekreti i Presidentit për ligjin për Teatrin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb