TIRANE

Javën e ardhshme pritet të nisë puna për të vetuar 300 punonjësit e policisë me gradat më të larta duke nisur që nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu. Këtë e bëri të ditur kryetarja e bordit përzgjedhës të kualifikimit Aida Shehi e ftuar në nënkomisioni për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për Vetting-un e Policisë. Sipas saj pas miratimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave të datës 23 janar të këtij viti, që i hapi rrugë përcaktimit të pagave për anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit dhe Sekretariatit Teknik, këto dy komisione janë gati të nisin punë.

Duke iu përgjigjur interesit të deputetëve, lidhur me ecurinë e Vettingut në Polici, Shehi u shpreh se janë të gjitha kapacitetet për të realizuar me sukses këtë proçes. Vetingu në polici ishtë një nismë e Ministrisë së Brendshme që synon pastrimin e Policisë nga punonjës të cilët kanë lidhje me krimin apo që nuk justifikojnë pasurinë e tyre, për të krijuar një trupë policore me integritet dhe të pacënueshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb