TIRANE

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24,  këshilltari ligjor pranë PD, Gazmend Bardhi ka treguar takimin me ekspertët e Venecias lidhur me iniciativën e PD për vettingun në politikë.

Bardhi u shpreh se ekspertët e Venecias kanë kërkuar sqarime për iniciativën e ndërmarrë nga PD përpara se të japin opinionin e tyre.

“Takimet me ekspertët e Venecias janë një procedurë përpara se të miratojnë një opinion. Pritet që në fund të miratohet opinioni për amendamentet kushtuese të PD për vettingun e politikanëve. Ekspertët e Venecias janë takuar edhe me deputetët e PD dhe kanë kërkuar sqarime për iniciativën si dhe kemi shkëmbyer opinione dhe mendime. Ekspertët nuk shprehin qëndrime për iniciativën, por amendamenti kushtetues i depozituar nga PD për këtë iniciativë është një standard. Është e qartë se kjo është një masë e jashtëzakonshme që i përshtatet një situate të jashtëzakonshme në Shqipëri. Disa politikanë kanë rënë në rrjetën e përgjimeve. Për të çliruar vendin nga krimi është propozuar amendamenti kushtetutës për të cilin do e japë opinionin Venecia”- tha Bardhi, raporton BalkanWeb.

I pyetur se çfarë do bëjë PD nëse Venecia shprehet kundër kesaj iniciative,  Gazmend Bardhi u shpreh se nuk beson se Venecia do shprehet kundër përderisa ka dhënë ‘ok’ për vettingun në drejtësi.

“Ky është një standard që mund të aplikohet edhe për politikanët, njësoj si për gjyqtarët dhe prokurorët. Nuk besojmë se këtë trajtim preferencial do të mund ta legjitimojnë ekspertët e Venecias, të cilët kanë dhënë aprovimin edhe për vettingun në drejtësi. Standardet që politikanët kanë përcaktuar për gjyqtarët dhe prokurorët duhet t’i zbatojnë vetë në radhë të parë.  Duhet të marrë fund trajtimi preferencial. Vettingu është proces administrativ, pasi në burg shkon nëse ke kryer vepër penale. Trafikantët e ndihmuar nga politikanë të caktuar kanë përfituar para publike”- tha Bardhi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb