TIRANE- Përmes një bashkëbisedimi me gazetarët, kreu i PD, Lulzim Basha i ka bërë thirrje kreut të Kuvendit Gramoz Ruci që brenda të premtes të nisë mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit për të shqyrtuar amendimet kushtetuese për vetingun e politikanëve.

“SPAK dhe BKH po nuk gjetën shkelje nuk marrin asnjë masë ndaj politikanëve. Vettingu i largon politikanët e lidhur me krimin. Rucit i është drejtuar një kërkesë që brenda ditës së premte të mblidhet Këshilli i Legjislacionit të Kuvendit. Modeli është i ngjashëm me ligjin e dekriminalizimit. Modeli është i qartë. Detyra i ngarkohet disa institucioneve.

Janë dy gjëra të ndryshme. Vetingu i nxjerr nga institucionet,  SPAK e BKH i çojnë në burg. Në rastin e vetingut barrën e provës e ka politikani në rastin e hetimit penal barra e provës ështe e organit të akuzës. Vetingu i largon nga institucionet e vendit politikanët e lidhur me krimin.”- tha Basha.

Basha tha se vendi është jashtë kontrollit, ndërsa Rama i ka dorëzuar qeverisjen kriminelëve.

“Zona të tëra të vendit janë jashtë kontrollit të policisë, e cila shkon si nuse dhe kthehet mbrapsht. Policia dhe shteti drejtohen nga kuvendarë të lidhur me krimin. Rama ia ka dorëzuar qeverisjen banditëve dhe merret me propagandë. Qeverisje nuk ka më”- tha Basha.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb