Deputeti Oerd Bylykbashi prezantoi në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit propozimin e PD për vetingun në politikë. Deputeti demokrat u shpreh se politikanë të lidhur me krimin i kanë hapur derën influencës kriminale.

“Qëllimi i këtij propozimi bëhet për mirëfunksionimin demokratik të Kuvendit,synohet mbrojtja e institucioneve nga infiltrimi i interesave kriminale Propozimi ynë është fare i thjeshtë: veting me të njejtin formulim ligjor si për prokurorët, gjykatësit dhe policët. Trajtim special per politikanet nuk mund te kete më! Ky shtet do mesojë ti trajtojë te gjithe njesoj: si policin e thjeshte, si ministrin e brendshem! Ky eshte parimi qe kemi ne kushtetute! Ky eshte parimi i Europes ku duam te bejme pjese!” u shpreh Bylykbashi.

Në vijim, deputeti demokrat akuzoi kryeministrin Rama se i ka hapur derën kriminelëve dhe pasi ligji i dekriminalizimit e pengoi duke larguar 333 zyrtarë kreu i qeverisë,  tha Bylykbashi ndryshoi mekanizëm, duke i sjellë në parlament politikanë të lidhur me krimin apo që janë përfaqësues të tyre.

“Ajo që ne kemi propozuar është amendimi i Kushtetutës për të sanksionuar vetingun politik. Pastaj duhet një ligj për të përcaktuar detajet si do realizohet vetingu. Me miratimin e amendimit kushtetues ne do i paraqesim Kuvendit propozimin tonë ligjor si do bëhet vetingu.” -Vijoi me tej Bylykbashi.

“Vettingu është i plotë i thellë e nuk lë ekuivokë. Do të jetë proces krejtësisht i pavarur dhe i palidhur nga procesi i vetingut në drejtësi. Sot janë më shumë se 300 zyrtarë të lartë që janë larguar nga modeli i pastrimit. Do të kryhet nga një strukturë e pavarur nga politika, sepse deputetë ministra do të jenë subjekt i verifikimit. “ tha ai ndërsa theksoi se është propozuar që ky proces të ketë edhe mbikëqyrje ndërkombëtare me qëllim që të shkojë deri në fund dhe me transparencë.

“Ky nuk është momenti për detajet teknike, por parimet kryesore si duhet të bëhet janë këto:

1. Do të jetë një proces krejtësisht i pavarur dhe i palidhur dhe i pandikuar nga vetingu i drejtësisë.

2. Do të jetë një model shumë më i thjeshtë dhe i qartë, afër modelit që u përdor për dekriminalizimin.

3. Do të kryhet nga një strukturë profesionistësh krejtësisht të pavarur nga politika.

4. Nuk mund të jetë kurrsesi një strukturë parlamentare dhe aq më pak një strukturë e përbërë nga përfaqësues partiakë: do ishte absurde dhe tallëse: politikanët do të jenë subjekt i vetingut dhe jo zbatues të vetingut.

5. Do të ketë mbikqyrje ndërkombëtare.” tha nder te tjera deputeti demokrat.

Bylykbashi theksoi se vettingu në politikë nuk synon vetëm largimin e politikanëve të lidhur me krimin, por t’u ndërpritet mandati dhe të pengohen të zgjidhen në këto funksione në të ardhmen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb