TIRANE- Partia Demokratike i ka dërguar sot një letër zyrtare kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, ku i kërkojnë mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve, ditën e premte.

Letra në fjalë është dërguar në emër të PD nga kryetari i Grupit, Edmond Spaho, ku kërkohet që mbledhja të mbahet për vettingun e politikanëve.

Kjo e fundit është një nismë e PD, ku kërkohet që të gjithë politikanë, zyrtarë duke përfshirë edhe kryeministrin, t’i nënshtrohen sitës së vettingut.

Në letrën në fjalë thuhet se është e nevojshme mbledhja e Këshillit pasi nevojitet shkëputja e qeverisë nga krimi.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb