TIRANE- Pas akuzave publike të kryetarit të PD Lulzim Basha për qeverinë ‘Rama’ se kjo e fundit ka lidhje me krimin, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama.

Teksa foli për vettingun në politikë dhe se priste përgjigje nga Rama, madje edhe për lirimin e Ermal Hoxës nga burgu, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, kryeministri përgjigjet me ironi. Në këtë linjë Rama shkruan në ‘Twitter’ se nuk do të ketë shans për të marrë pushtet me zgjedhje. Po ashtu ai i ka dhënë një përgjigje rivalit të tij politik, se ishte pro vettingut.

“Ai krimineli është shoku i burrit të motrës së kundërshtarit tim.Mamaja e tij ka lidhje me tre komshi kriminelë.Krushku i njërit është trafikant që del i lidhur me kundërshtarin tim.Shans për të marrë pushtet me zgjedhje unë s’kam. Prandaj dua Veting për lidhjet e tij me krimin?”, shkruan Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb