FIER-Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka folur sot për vettingun në politikë, pas propozimit që PD ka dorëzuar disa ditë më parë. Nga Fieri, ai tha se drafti është botuar në faqen zyrtare të Kuvendit. Kujtojmë se një ditë më parë, kryedemokrati Basha i bëri thirrje kryeparlamtarit Ruçi që të nisin procedurat për këtë projektligj.

“Ka ditë që ky draft është paraqitur. Sipas procedurave parlamentare, dje ka qenë afati për të njoftuar seancë e parlamentit. Është futur në program in e Kuvendit. Është botuar në faqen e Kuvendit. Pas dy jave nga data e depozitimit do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i ligjeve që do të bëjë një program për njohjen, diskutimin dhe për materialin dhe më pas do të çohet për diskutim. Do të miratohet apo jo, është shumë shpejt për të dhënë unë verdiktin. Jam kryetar i Parlamentit dhe drejtues i saj. Vettingu për politikanët është diskutuar në të kaluarën, qoftë në vitin organik, i cili miratoi me konsensus ligjet për dekriminalizimin, ashtu si pjesë e vettingut janë objekt i reformës në drejtësi. Presim nisma, drafti është në tavolinë e diskutimit. Do të diskutohet dhe gjykohet në momentin e duhur”, tha kryeparlamentari Ruçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb