Zëvendës prokurori i përgjithshëm Thoma Jano drejt kualifikimit në shkallën e parë të Vettingut. Në seancën e shqyrtimit, KPK ka konstatuar se nuk ka probleme me pasurinë dhe as me pastërtinë e figurës.

Disa pyetje ka pasur për fëmijët e tij dhe shkollimin e tyre si dhe qëndrimet në SHBA. Në vitet 2005-2007 vajza e Janos sipas KPK ka shumë qëndrime jashtë vendit.

Subjekti ka thënë se vajza është pranuar për një master në SHBA. Në lidhje me mbulimin e shpenzimeve, vajza ka qenë asistent pedagoge në të njëjtin fakultet. Për këtë ka përfituar pagë 30 mijë usd.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Djali i Thoma Janos në 2004, me ndërmjetësimin e shkollës ka bërë vizitë në SHBA. Përvec akomodimit është shpërblyer ne 1300 usd për punën e kryer.

KPK konstaton se dokumentet për shkollimin e vajzës është i përkthyer dhe noterizuar, por pa vulë apostile. Për figurën: nuk ka prova, informacion që ngre dyshime për kontakte të tij me krimin e organizuar. Për pasurinë, sipas ILDKPKI deklarimi është i saktë, nuk ka fshehje, nuk ka deklarim të rremë, nuk ka konflikt interesi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: