Veza “Kokove” dhe mishi i pulës “Pulastren” janë cilësore dhe të sigurta për konsum. Këtë ka konstatuar së fundmi edhe Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë pas kontrolleve të ushtruara në terren, në fermën Cocoal në Maminas. Për qetësimin e konsumatorëve dhe për tu garantuar se virusi nuk është përhapur në stabilimentet e tjera, institucionet monitoruan në terren situatën për të verifikuar të gjitha stabilimentet e rritjes së shpendëve në Shqipëri dhe se sa plotësonin kushtet Higjeno-Sanitare dhe Mirëqenien e Kafshëve.

Këto janë rezultatet nga kontrollet e ushtruara për vezët nga një laborator i certifikuar dhe i akredituar si dhe garancia e Ministrisë së Bujqësisë dhe AKU-së për mishin e pulës që gjendet në supermarketet e Durrësit dhe Tiranës.

Ermonela Gumi, menaxhere e fermës Cocoal thotë për News 24 se autoriteti Kombëtar i Veterinarisë përmes protokollit të kontrollit konstatoi se ferma Cocoal plotëson të gjitha kushtet, detyrimet ligjore dhe garancitë e duhura, që shpendët të mos preken nga Influenca Aviare apo e njohur ndryshe nga Gripi i Shpendëve.

“Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë ka ushtruar kontrolle të vazhdueshme edhe së fundmi në fermë për shkak të situatës së krijuar, por këtu gjithë puna vijon normalisht, e veçanta e pulave tona është se ato janë të lira në natyrë dhe nuk kanë lidhje me estabilmentet e mëdha industriale. Këtu edhe zogjtë e mishit janë në rritje të lirë. Jemi të parët që garontojmë të mos cënohet asnjë gjë nga siguria industriale ushqimore, rritja e lire në natyrë me gjithë elementët e jashtëzakonshëm që natyra fal si dielli, janë garancia më e mirë për konsumatorin”, – tha menaxherja e fermët Cocoal, zonja Ermonela Gumi.

Në fermën Cocoal, puna vijon normalisht, nuk ka asnjë vend për panik apo pasiguri, pamjet flasin vetë… këtu pulat rriten të lira e të shëndetshme në natyrë në hapësira të bollshme duke shijuar rrezet e diellit dhe jo në kafaze industriale.

“Konsumatori ynë besnik nuk ka panik, për ata që janë te dyzuar, une e rekomandoj ju e patë sa të freskëta janë vezët , ka bio siguri gjejnë me këtë paketim”, – tha menaxherja e fermët Cocoal, zonja Ermonela Gumi.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe Ministria e Bujqësisë konfirmon faktin se kompania Cocoal plotëson kontrollet, masat mbrojtëse, dezinfektimet, ushqimin, mbi të gjitha vaksinimin e rregullt të shpendëve dhe mbajtjen e regjistrit të fermës konform standardeve të BE. Për herë të parë në tregun shqiptar, ferma COCOAL sjell produktin më të freskët dhe më të shëndetshëm, vezën e fshatit “Kokove” të prodhuar në fermën organike në livadhet e gjelbra të fshatit si dhe mishin e zogjve të livadhit “Pulastren” me shijen e dikurshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: