Ora 05:00 e mëngjësit të sotëm shënoi fundin e ‘shtetrrethimit’ për shqiptarët, edhe pse qarkullimi I kufizuar mbetet ende në fuqi, si pasojë e masave të ndërmarra nga qeveria për frenimin e e përhapjes së koronavirusit në vend.

Por ndryshe nga herën e parë, ku mediat denoncuan foto skandaloze, të tregjeve apo shesheve plot, këtë herë, situata duket tjetër, kjo për shkak të ndërgjegjësimit apo të kohës së keqe.
Në videon e dërguar nga gazetarja Lorena Kodra qarkullimi në Korcë duket i pakët, pak makina lëvizin në rrugë, e po ashtu edhe këmbësorët në rrugë.

Ndërkohë Berati sot u gdhi në një qetësi të heshtur dhe në orët e para të mëngjesit u vu re një lëvizhe normale. Gazetarja Eneida Petova tha se ata që shihje në rrugë në orët e para të çeljes së shtetërrethimit ishin punonjësit e administratës, marketeve dhe farmacistëve, ndërkohë që qytetarët i filluan lëvizjet e tyre pas orës 09:00 paradites. Pas kësaj ore, rrugët u mbipopulluan dhe u vërejt në çdo aks një lëvizje e madhe e qytetarëve, ndonëse një pjesë e madhe e tyre kishin dalë edhe pa arsye pasi shiheshin duke shëtitur në Pedonalen e qytetit dhe në lulishte.

Lëvizje të pakta u vunë re edhe në Elbasan. Në videon e dërguar nga gazetari Fatmir Popja, shihen lëvizje më të pakta në numër si makinave apo të këmbësorëve në rrugë.

I heshtur gjithashtu është gdhirë pas shtetrrethimit edhe qyteti I Fierit. Në një vëzhgim të gazetarit Ervis Kuçi në rrugët kryesore të qytetit, qarkullimi I automjeteve është I pakët, ndërsa në pikat e kryqëzimit janë të vendosur patrullat e poliicsë.

Gjithashtu gazetari Elidon Ndreka ka sjell panoramën sot në qytetin e Lezhës, ku sic shihet me dhjetëra jane qytetaret qe shihen sot ne rruge. Ndryshe nga ditet e kaluara me diell, sot lezhjanet kane dale vetem per te kryer pune te domosdoshme. Deri kete te hene, ne rrethin e Lezhes jane kryer afro 20 testime dhe te gjitha fatmirësisht kane rezultuar negative.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb