Qytetarët korçarë kanë respektuar me rigorozitet masat për parandalimin e COVID19, ata e kanë nisur aktivitetin e tyre duke dalë nga shtëpia me maskat mbrojtëse në fytyrë.

Duke qenë se qarku i Korçës është renditur si një nga qarqet me më shumë raste pozitive në Shqipëri qytetarët e shohin këtë si një arsye më shumë pëe të repsektuar protokollin, përpos gjobës.

Ata shprehen se këto masa duhej të ishin marrë më herët dhe sipas tyre kjo masë e detyrueshme tashmë, do të evitojë edhe daljet e panevojshme në qytet.

Ndërkohë në terren është angazhuar edhe policia e shtetit e cila do të garantojë zbatimin e masave të caktuara nga autoritetet e Shëndetësisë.

Në terren ka patrulla policore që monitorojnë në mënyrë rigoroze të gjithë ambientet dhe hapësirat publike për repsektimin e masave dhe mbajtjen e maskës nga çdo qytetar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: