Policia italiane raporton se ka sekuestruar një kilogramë kokainë të fshehur në një pemë.

Sasia e sekuestruar i përkiste dy tregtarëve shqiptarë. Hetuesit kishin aktivizuar shërbime specifike vëzhgimi në fshatin e vogël Peneto, në Arezzo, pasi vënë re lëvizje të dyshimta në një pyll. Agjentët pikasën një shqiptar, i cili për ditë të tëra qëndronte ma automjetin e tij parkuar në afërsi të pyllit.

Edhe gjatë ditës së djeshme u vu re makina e zakonshme, por këtë herë me dy persona në bord. Teksa policia i kishte në vëzhgim, një prej shqiptarëve hyri në pyll për të fshehur sasinë e kokainës. Ai sipas policëve u ndal në një zgavër natyrore dhe aty vendosi pakon me drogë.

Pas kësaj, shqiptari bëri rrugën e zakonshme dhe shkoi te makina që e priste jo shumë larg. Sapo të dy u larguan, agjentët kryen një kontroll të shpejtë që të mbështesin hipotezën e tyre hetimore.

Një pako e mbështjellë me ngjitës me peshë një kilogram e 300 gram kokainë u sekuestrua. Droga ishte e cilësisë së lartë dhe do të sillte dhjetëra doza.

Pasi sekuestruan drogën, policia arriti të arrestojë dy shtetas, S.E. 33 vjeç dhe L.B 35 vjeç me kombësi shqiptare. Po ashtu gjatë kontrolleve atyre iu gjetën 6 doza kokaine të gatshme për shitje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb