TIRANË

Për prokurorinë vrasja e 43-vjeçarit Kudret Saliaj nga ish-vjehrri dhe gruaja me të cilën ishte në proces divorci ishte e planifikuar dhe me paramendim.

Prokuroria ka ngritur akuzën e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese ndaj 2 ose më shumë personave sepse ka dyshime se babë e bijë bashkëpunuan për të vrarë Kudret Saliajn dhe këtë e mbështet në pamjet e kamerave të sigurisë.

Janë pamjet e kamerave të sigurisë ato që përdoren si provë nga prokuroria për akuzën e rëndë. Në këto pamje të siguruara dhe nga gazetarja Klodiana Lala për “BalkanWeb” rezulton se babë e bijë, Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj kanë pritur për disa minuta para ngjarjes në zonën ku ndodhi krimi, duke vëzhguar ambientin dhe më pas ruajtur viktimën i cili u ul në lokal me avokatin e tij Adriatik Cama.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Viktima Kudret Saliaj ka hyrë në lokalin ku ndodhi krimi dhe është ulur në tavolinën ku ndodhej avokati, pak minuta më pas dhe psikologia Anila Trifoni që është ulur me ta. Gjatë kësaj kohe Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj kanë këqyrur lëvizjet. Ata kanë hyrë në 11:52 në lokal dhe janë ulur në një tavolinë tjetër.

48 sekonda më vonë Dhurata Saliaj që ishte me shpinë nga viktima, është ngritur dhe i ka afruar babait një çantë dore dhe më pas babai nxjerr armën dhe qëllon ish-dhëndrin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme dhe plagosur avokatin Cama. Në këto momente Mexhit Picari është larguar dhe ka hedhur armën në Lanë, ndërsa Dhurata Saliaj ka qëndruar dhe disa sekonda dhe më pas është larguar në të njëjtin drejtim me të atin, sipas prokurorisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb