Stefano Pioli një ditë më parë, në konferencën për shtyp, u shpreh se i druhej jo pak Empolit dhe individëve që kanë në përbërje, lojtarë më shumë fantazi si Nedim Bajrami. Këtë të shtunë në “San Siro”, Bajrami do të jetë i vëzhguari special pasi Milan e pëlqen shumë dhe në fund të sezonit pritet të trokasin në dyert e Empolit me një ofertë konkrete.

Sipas La Gazzetta dello Sport: Empoli e vlerëson fantazistin kuqezi minimalisht 10 milionë euro, një shifër mesë e pranueshme për një lojtar të ri dhe me shumë prespektivë. Nëse Bajrami vijon të luaj në këto nivele deri në fund të sezonit, Milan do të paraqes një ofertë zyrtare, mbase mund ta përshpejtojnë duke parë se për Bajramin interesohen edhe klube si Juventus, Inter, Napoli e Lazio.

Bajramiiii
Bajramiiii

La Gazzetta dello Sport zbulon se Bajrami është i fiksuar pas numrit 10, numër të cilin e ka mbajtur kur luante tek Grasshoper, numër që mban edhe tani tek Empoli. Bajrami zbulon se idhulli i tij është Zinedine Zidane: “Jam inspiruar gjithnjë prej tij”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb