BRITANI E MADHE – Victoria Beckham është cilësuar si një ndër femrat më me influencë dhe frymëzuese në mbarë botën. Ish-pjesëtarja e Spice Girls vetëm pak javë më parë festoi 10-vjetorin e markës së saj të veshjeve. Së fundmi 42-vjecarja ka pozuar për revistën e njohur “Vogue Australia” për muajin nëntor.

Ajo gjithashtu ka dhënë dhe një intervistë ku ka folur për jetën e saj si një grua bisnesmen dhe si një nënë. Victoria Beckham ka treguar dhe për suksesin e e saj, që është të punuarit pa pushim dhe me vullnet shkruan Daily Mail.

Ndoshta nuk do ta besoni por ajo ka rrëfyer se markën e saj e ndien aq afër në zemër, sa e konsideron si fëmijën e pestë. Labeli i Victoria Beckham u bë pjesë e tregut në vitin 2008, por në 2011-ën u rrit fuqishëm.

“Jetoj dhe marr frymë me këtë markë 7 ditë të javës, asnjëherë nuk e ndërpres, asnjëherë nuk shkoj për pushime apo nuk e fik telefonin ose ‘e-mail’-in. Është fëmija im i pestë”, – ka thënë Victoria.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb