BRITANI E MADHE

Victoria Beckham u shfaq në Good Morning America të martën për të diskutuar sukseset e saj, si në familje ashtu edhe në karrierë.

47-vjeçarja ka qenë gjithmonë mahnitëse dhe e kuruar në detaje, por kësaj here diçka nuk u pëlqeu aspak shikuesve. Shumë njerëz iu drejtuan Twitter-it për të diskutuar me të tjerët se çfarë kishte ndryshuar në pamjen e stilistes.

Njerëzit ishin të bindur që Victoria e ka tepruar me fillerat në fytyrë dhe buzë dhe për këtë arsye, nuk po shprehte asnjë emocion në mimikën e saj.

Shume prej tyre e kritikuan ashpër pamjen e saj.
“Victoria Beckham në GMA po më tremb. Ajo lëviz vetëm kapakët e syve dhe buzët kur flet … është kaq e panatyrshme dhe tërheq vëmendjen. Loja botox/fillers mund të funksionojë për fotografi, por wow nuk është e mirë për gjërat e jetës.”

“Zoti im, injeksioni i buzëve të saj duket i tmerrshëm. Pseee gratë po e bëjnë këtë me veten e tyre?!” “E dua Victoria Beckham, por ajo që u ka bërë buzëve të saj është e gabuar.”

“Pikërisht kjo është ajo që nuk shkon me kaq shumë gjëra këto ditë. Ajo ka shkuar shumë larg me fillerat e buzëve, megjithatë ju po i thoni sa e mrekullueshme duket. Është çmenduri. Si një model frymëzimi ajo duhet të mendojë se çfarë bën dhe si do të ndikojë te vajzat e reja.”

Pasi tema u bë virale, Radar iu drejtua një kirurgu plastik dhe eksperti të industrisë për të parë nëse ai mund të sqarojë diçka mbi atë që Victoria mund të ketë bërë në fytyrën e saj. Doktor Frank Agullo, i njohur gjithashtu si Dr. Worldwide, thotë se Victoria duket e mahnitshme si një 47-vjeçare, por “ajo duket se e ka tepruar me mbushës buzësh, një gabim shumë i zakonshëm”.

Dr. Agullo, tha se stilistja ka zgjedhur pamjen e ngrirë në pjesën e sipërme të fytyrës, që është pothuajse pa lëvizje, dhe vuri në dukje se ajo “i ka bërë mollëzat të duken të plota, me gjasë, duke përdorur mbushës”.

Agullo tha se njerëzit kanë reaguar keq nga ndryshimi i Victorias, sepse ajo “gjithmonë ka dalluar nga shumica e të famshmëve për sa i përket tendencave të bukurisë dhe ka zgjedhur estetikën natyrale”.

“Tani ajo duket se ka shkuar shumë larg me fillerat e buzëve, të cilat sipas mendimit tim nuk i favorizojnë tiparet e saj të imta dhe të lëmuara të fytyrës,” -tha doktori.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb