Kishin kaluar pothuajse tre vjet që nga hera e fundit që pamë një shfaqje live të Victoria Beckham. Por pritjes i erdhi fundi dhe stilistja britanike u rikthye fuqishëm në pasarelë me një shfaqje tejet emocionuese, e cila u zhvillua në kishën mbresëlënëse barok të Val-de-Grâce. Mbrëmjen e djeshme ajo prezantoi për herë të parë në karrierën e saj si stiliste një sfilatë në Javën e Modës në Paris dhe siç parashikohej u bë virale.

Në fund të spektaklit ajo u shfaq në pasarelë e prekur dukshëm për të përshëndetur publikun. Qëllimi i saj ishte ta shijonte në maksimum këtë moment të rëndësishëm në karrierën e saj dhe pikërisht këtë bëri. Për sezonin Pranverë/Verë 2023, ajo i qëndroi besnike kodeve klasike të markës së saj (kombinime të veçanta ngjyrash, silueta androgjene), duke shtuar elementë të rinj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kjo qasje “e freskët” i detyrohet, pjesërisht, ekipit të saj të ri të projektimit. “Mendoj se mund ta shihni se sa u frymëzova nga ekipi im i ri”, tha ajo pak para fillimit të shfaqjes.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham)

Një gjë që i mungonte shpesh koleksioneve të saj të mëparshme ishte elementi i dritës. Tani, megjithatë, kjo po ndryshon. Në koleksionin S/S 23 pamë shumë ngjyra, thekë, mini funde të kombinuara me trupa të thurura, ndërsa dorezat dhe getat latex shtuan doza ekstra dinamizmi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham)


Të gjitha veshjet janë të dizajnuara për të na shoqëruar në momente argëtimi, çfarëdo që të thotë kjo për çdo person. Një tjetër element që u rikthye ishin fustanet. Dizajnerja dërgoi në pistë të gjitha llojet e fustaneve, nga modelet e satenit të prera me prerje asimetrike dhe maksi të tejdukshme të zhveshur. “Kam nisur me fustanet dhe ja ku dua të rikthehem”, ka thënë ajo.

Në fund të spektaklit, e vogla Harper Seven u fotografua duke përqafuar motrat Hadid.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb