Kur bëhet fjalë për përgatitjen për një natë jashtë, Eva Longoria dhe Victoria Beckham janë njësoj si ne të tjerët. Dy femrat, të cilat i lidh një miqësi shumëvjeçare, kanë postuar në Instagram fotot e tyre në të cilat i shohim, pak para se të vishen dhe të bëhen gati për një dalje në darkë, duke pirë alkool dhe duke u argëtuar.

Të dyja shoqëruan fotot me “Shtëpiake të dëshpëruara” – një referencë e qartë për serialin hit që i dha emër Eva Longorias. Në fotot e para aktoren e shohim të veshur me një palë pantofla të bardha me inicialet e Victoria Beckham-it të shkruara dhe me karfica flokësh, ashtu si mikesha e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham)

Pasi përfunduan përgatitjet, ato pozuan me veshjet e tyre mbresëlënëse në një shkallë në shtëpinë e stilistes me fotot familjare të Beckhams në sfond.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham)

Victoria kishte veshur një top dhe pantallona të bardha, të cilat i kombinoi me çizmet e saj të firmës pee toe dhe Eva Longoria kishte veshur një fustan të zi të gjatë me dekolte të thellë, të cilin e kombinoi me një mini çante jeshile nga koleksioni i mikeshës së saj.

Pak orë më vonë, Victoria Beckham bëri një tjetër postim nga festa ku mori pjesë me Eva Longorian.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb