Të jesh e qetë gjatë karantinës nuk është e lehtë, për më tepër kur njerëzit e dashur i ke larg. E di shumë mirë këtë Victoria Beckham, që ndodhet në Londër me bashkëshortin David Beckham dhe femijët Romeo, Cruz dhe Harper, ndërsa djali i madh Brooklyn është bllokuar në Amerikë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nostalgjia e ish anëtares së Spice Girl është e madhe:’E ndjejmë të gjithë mungesën tënde’, shkruan stilistja në Instagram. Victoria poston një foto nga fotoja e fundit e djalit të saj 21-vjeçar, një model tashmë i afirmuar dhe shumë i kërkuar dhe shkruan:E ndjejmë të gjithë shumë mungesën e Brooklyn Beckham, që është bllokuar në Shtetet e Bashkuara. Duke parë këtë foto të realizuar për Icon, kemi sjellë për të gjithë ne pak buzëqeshje këtë mëngjes’.

Edhe djali nga ana tjetër ka shumë nostalgji për shtëpinë e tij dhe nëpërmjet rrjeteve sociale i bashkohet familjarëve të tij,(dhe tw gjithw britanikwve) me një duartokitje për mjekët dhe personelin mjekësor shëndetësor që luftojnë çdo ditë me virusin.’Tani jam larg nga shtëpia, por me shpirt jam aty. Faleminderit të gjithë operatorëve mjekësor në Mbretërinë e Bashkuar’, ka shkruar djali.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb