David dhe Victoria Beckham po kalojnë karantinën në Londër me tre fëmijët e vegjël mes pozave seksi, aftësisë kulinare, mbledhjes së fondeve për bamirësi dhe blerjeve super-luksoze.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo për të zbavitur fansat e saj poston foto të kopertinave shumë sensuale, ndërsa David tregon video në kuzhinë duke gatuar. Por edhe pse në izolim ata kanë shfrytëzuar këtë periudhë për të bërë blerje. Cifti ka blerë një apartament në Miami me vlerë 24 milion dollarë që ka edhe një pistë për helikopterë.

Prej kohësh ëndërronin dhe tani e kanë blerë. Beckham janë bërë pronarë të një prej apartamenteve më luksozë të projektuar nga Zara Hadid në Miami. Ata kanë shpenzuar rreth 24 milion dollarë për 5 dhoma gjumi, shtatë banjo, një sallon panoramik me vetratë xhami e mrekullueshme, një pistë për uljen e helikopterëve, pishinë, qëndër spa, parukeri në rezidencë.

Shpenzimeve të çmendura i korrespondojnë edhe xhestet për bamirësi. Victoria ka njoftuar që do t’i japë 20% të të gjitha shitjeve të brandit të saj të veshjeve, shoqatës bamirëse që merret me përballimim e emergjencës së koronavirusit. Edhe pas mbylljes së flagship store në Londër, ish Spice Girl vazhdon të shesë online dhe prej së cilës gjeneron inciativën.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb