Victoria dhe David Beckham janë padyshim një nga çiftet më të dashur në showbizin ndërkombëtar. Çifti ka qenë së bashku prej 26 vitesh, por pavarësisht rrugëtimit të gjatë së bashku, ata mbeten po aq të dashuruar.

Çifti shpesh herë ndan në rrjetet sociale foto dhe videot e tyre të përbashkëta të përditshmërisë dhe familjes së mrekullueshme që kanë krijuar së bashku.

Megjithatë, këtë herë ata janë kujdesur t’i urojnë njëri-tjetrit festën e të dashuruarve. David Beckham ishte i pari që postoi. Ish-futbollisti ka postuar në llogarinë e tij personale një foto nga e kaluara.

Konkretisht bëhet fjalë për një foto nga një takim i tyre ku shihen duke buzëqeshur para kamerës teksa darkojnë. Në mbishkrimin e postimit të tij, ai shkroi: “Gëzuar ditën e Shën Valentinit për Shën Valentinin tim. Të dua ty”.

Nga ana tjetër, Victoria Beckham gjithashtu bëri një postim për të uruar bashkëshortin e saj. Stilistja postoi dy foto të tyre të përqafuara dhe shkroi: “26 vjet dhe ai është ende Shën Valentini im. Te dua shume”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb