David dhe Victoria Beckham kanë ftuar të tre partneret e djemve të tyre me pushime në bordin e një jahti luksoz në Itali, pavarësisht përçarjeve të përfolura mes grave.

Për herë të parë, çifti ka ftuar të dashurën e re të djalit të vogël Cruz, Tana Holding, e cila do t’i bashkohet klanit pasi të fluturojnë në Evropë nga Miami në fund të këtij muaji.

Miss Holding, e cila së fundmi ka përfunduar nivelin e saj A në një shkollë me pagesë në Londrën Veriore, mësohet se ka takuar prindërit e të dashurit të saj në rezidencën e tyre prej 20 milionë paund në kryeqytet.

Ajo tani do t’i bashkohet gruas së re të Brooklyn-it, Nicola Peltz dhe partneres së Romeos, Mia Regan për pushime.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Beckhams zotërojnë një jaht 5 milionë paundsh të quajtur Seven, njësoj si numri i fanellës së ish-lojtarit të Anglisë, David Beckham. Jahti është i ankoruar në Miami dhe ka vend për dhjetë të ftuar dhe katër anëtarë të ekuipazhit.

Një burim pranë familjes tha: “Victorias nuk i pëlqen asgjë tjetër vecse të shohë fëmijët e saj të lumtur dhe i pëlqejnë bashkimet familjare, kështu që dëshiron të ketë një pushim të madh veror. Ajo dhe Davidi janë njohur mjaft mirë me partnerët e djemve të tyre, por është pak surprizë që e dashura e Cruz-it po shkon atje, pasi ata nuk kanë shumë kohë që janë bashkë.

“Të kesh tre vajza të reja në bord mund të jetë e ndërlikuar, por Victoria di si të krijojë atmosfera argëtuese.

Ka pasur thashetheme për një përçarje mes Miss Peltz, 27, dhe Miss Regan, 19 vjeç. Dyshja nuk janë fotografuar së bashku dhe rrallëherë e komentojnë njëra-tjetrën në mediat sociale. Cruz, 17 vjeç, u takua me Miss Holding, 18 vjeç, në fillim të këtij viti pasi u nda me ish të dashurën e tij, Bliss Chapman, në fund të vitit të kaluar.

Çifti është parë duke shijuar restorante pranë shtëpisë së familjes në Holland Park, në Londrën Perëndimore.

(Dailymail/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: