Arturo Vidal është zyrtarisht një futbollist i Interit. Për këtë nuk kishte dyshime, por tani lidhja e mesfushorit kilien me klubin zikaltër është vulosur nga kontrata 2-vjeçare. Nuk ndryshojnë as termat financiare, pas futbollisti do të fitojë 12 milion euro në sezon.

Vidal 1
Vidal 1

Vidal ishte në krye të dëshirave të Antonio Conte, teksa edhe vetë lojtari kërkonte një tjetër aventurë me trajnerin pas asaj me Juventus. Kështu, pas firmave në kontratë, asnjë nga të dy nuk do të humbasë kohë. Mesfushori do të bashkohet menjëherë në starëvitje me skuadrën e tij të re me objektiv debutimin që në ndeshjen e parë të sezonit në Serie A.

6437f109 D2a5 4a62 A391 378f1a0aaf4e
6437f109 D2a5 4a62 A391 378f1a0aaf4e

Inter do të luajë të shtunën në shtëpi kundër Fiorentinës dhe Vidal kërkon të jetë në fushë, qoftë duke u nisur nga pankina. Ky është edhe varianti më i mundshëm, pasi siç dihet Vidal nuk është stërvitur prej afro dhjetë ditësh. Ai u largua nga Barcelona, ndërsa në pritje të transferimit te Inter ka zhvilluar vetëm seanca personale përgatitore.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: