Arturo Vidal nuk po kalon një moment të mirë tek gjigantët spanjoll të Barcelonës. Juventusi kërkon të shfrytëzojë këtë situatë duke menduar një rikthim të Vidal në Torino.  Sipas Corriere dello Sport kiliani mund kthehet gjatë merkatos së janarit pasi trajneri Massimiliano Allegri dëshiron një zëvendësues  në pozicionin e Emre Can.

Vidal iu bashkua Barcelonës këtë verë nga Bayern Munichu për 18 milionë euro. Por, kiliani ka startuar vetëm në dy ndeshje në La Liga nga 12 të mundshme dhe me këtë nuk është aspak i kënaqur. Gjatë tre sezoneve te Zonja e Vjetër ai fitoi katër Scudetto dhe u kualifikua në finale të Ligës së Kampionëve. Te Juventus në 171 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar 48 gola.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb