Mesfushori i Interit Arutro Vidal është në qendër të vëmendjes këtë kohë.

Këtë verë, pritet të vuloset e ardhmja e tij, ku do të mësohet, nëse do të qëndrojë ende në Milano apo do të transferohet diku gjetkë.

Nga krahu tjetër, ai nuk ka lënë mënjanë marrëdhëniet sentimentale. Pasi i dha fund fejesës me modelen kolumbiane Sonia Isaza, zemrën kilianit, ia ka rrëmbyer një tjetër patriote e ish-it. Bëhet fjalë për gazetaren sportive Daniella Duran.

Sipas gazetave lokale Vidal dhe Danialla kanë disa kohë bashkë. Madje sipas tyre, gazetarja ka ndjekur Kupën e Amerikës në Brazil, duke intervistuar ekskluzivisht mesfushorin e Kilit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb