Pas Robert Lewandowski-t i cili e ka bërë të qartë pozicionin e tij një tjetër futbollist i Bayern-it duket se nuk do jetë pjesë e gjermanëve sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për mesfushorin Arturo Vidal, i cili është mjaft i pëlqyer nga Interi dhe Napoli.

Pretendimi i 31-vjeçarit është se kërkon një tjetër klub ku të kërkojë fitimin e “Champions League” dhe kjo duket se për momentin është pengesë për 2 klubet italiane.

“Kam ende edhe një vit kontratë në Gjermani, – tha Vidal për “La Prensa Austral”. – Jam i qetë, sepse e di vlerën time dhe dua të luajë në ndeshje të rëndësishme. Kam pasur shumë oferta dhe kjo është normale kur futbolli është në periudhë merkatoje, por është koha të mendohem gjatë dhe të zgjedh me qetësi.”

Më pas, mesfushori shton: “Edhe mund të largohem nga Mynihu, menaxheri im Fernando Felicevich po merret me gjithçka. Personalisht jam i përqendruar te futbolli. Dua të luajë me një ekip që lufton për të fituar Champions League. Fitimi i titujve është ajo për të cilën luftoj.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb