VLORE- Rreth 70 forca policore u angazhuan sot në terren për kapjen e 3 autorëve të dyshuar për grabitje me armë të një autobusi të linjës “Itali-Vlorë”, ku deri më tani është arrestuar njëri prej tyre.

Në videon e publikuar nga policia shihet se si policë të maskuar dhe të armatosur kanë zbritur në terren, ndërsa vijojnë kontrollet për kapjen e autorëve.

Okkk
Okkk

Kujtojmë se deri më tani është arrestuar 29-vjeçari Armand Kuqi, 29 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Tiranë, i cili ishte ende i maskuar gjatë kohës që u arrestua.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb