Shqipëria mori një pikë mbrëmë pas atij barazimi 1-1 në Rejkjavik me Islandën, në ndeshjen e parë të Nations League. Ekipi Kombëtar kuqezi është rikthyer në tokën shqiptare sot, teksa në orën 17.00 nga aeroporti “Nënë Tereza”, ata janë nisur drejt grumbullimit të Durrësit.

Shqipëria, pas 2 ditësh stërvitje, do të luajë sfidën e radhës të premten ndaj Izraelit, në shtëpi. Pritshmëritë janë të mëdha për takimin dhe shpresohet se në Air Albania do vijnë 3 pikët e para për këtë edicion të Nations League.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb