Një aksident masiv ndodhi ditën e djeshme në Teksas të SHBA-ve. Në këtë aksident u përfshinë rreth 100 automjete dhe si pasojë mbetën të vdekur 5 të vdekur si dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Sipas mediave të huaja ekipet zjarrfikëse dhe ato të ambulancës kanë shkuar makinë më makinë, për të nxjerrë njerëzit dhe për t’i dërgojnë ato me urgjencë në spital. Shkak i aksidentit sipas autoriteteve është bërë temperatura e ulët dhe ngrica e krijuar përgjatë segmentit të autostradës.

Mediat e huaja kanë publikuar një video të aksidentit ku shihet një kamion, i cili del nga rruga dhe përplaset me barrierat anësore.

Pas këtij incidenti, makinat që ndodheshin prapa kamionit nisën të përplaseshin me të. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb